Aktori i njohur Erik Jensen që luajti në sezonin e pestë të “The Walking Dead”, është diagnostikuar me kancer në fazën e katërt. Familja e tij e zbuloi lajmin në një postim në GoFundMe.
Pasi i mbijetoi një aneurizmi të trurit vetëm një vit e gjysmë më parë, i dashuri ynë Erik Jensen sapo u diagnostikua me kancer kolorektal në fazën IV. Kanceri ka kaluar në mëlçi, por Eriku është i ri, i fortë dhe mjekët e tij mendojnë se kanë një mundësi për t’i zvogëluar tumoret mjaftueshëm për të bërë dy operacione shumë të mëdha dhe për t’i nxjerrë të gjitha. Ai mund t’ia dalë, por Eriku dhe familja e tij janë në luftën e jetës së tyre dhe ata kanë nevojë për mbështetjen tuaj.
Familja e tij e cila përfshin gruan Jessica dhe vajzën 13-vjeçare Sadie shpresojnë të mbledhin 300 mijë euro për të përballuar vitin e ardhshëm, për të paguar trajtimin për të luftuar kancerin e tij. Kasti dhe anëtarët e ekipit të “Walking Dead” janë duke shpërndarë mesazhe mbështetjeje. Përveç rolit të tij në TWD, rolet e tjera televizive të Jensen përfshijnë “For Life dhe The Equalizer”.