Aktori i njohur Liev Schreiber dhe partnerja e tij Taylor Neisen kanë mirëpritur fshehurazi fëmijën e tyre të parë së bashku, të tretën e aktorit. Edhe pse data e saktë e lindjes së foshnjës nuk dihet, prindërit u panë duke shtyrë një karrocë, ndërsa shëtisnin në New York. Ndërsa Schreiber drejtonte karrocën e foshnjës, Neisen e mbante të porsalindurin në krahë.
Fytyra dhe trupi i foshnjës ishin pothuajse të fshehura, me vetëm pjesën e sipërme të kokës së foshnjës që mund të shihej. Çifti, të cilët e mbajnë romancën e tyre kryesisht private, filluan të takoheshin në vitin 2017. Ylli i “Ray Donovan”, 55-vjeç, ishte më parë në një lidhje me Naomi Watts nga 2005 deri në 2016. Para ndarjes së tyre, ish-çifti mirëpritën fëmijët Sasha dhe Kai respektivisht në 2007 dhe 2009. Rikujtojmë, se 55-vjeçari ka qenë pjesë e disa filmave si; “X-Men Origins: Wolverine”, “Salt”, “Defiance’, “Spotlight”, “The Omen”, “Scream”, etj.