Margot Robbie ka folur së fundmi për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm për të portretizuar karakterin e Naomi Lapaglia në filmin e vitit 2013, “The Wolf of Wall Street” të Martin Scorsese.
Ndryshe nga shumë aktorë që mund të kenë hezituar të ekspozohen para kamerës, Robbie ka shpjeguar se për rolin e saj, e kuptoi se ishte e domosdoshme të ishte e guximshme dhe pa asnjë hezitim për të sjellë personazhin në mënyrën më autentike të mundshme.
Në një intervistë në podcastin “Talking Pictures”, Robbie ka shpjeguar se insistoi që disa skena kyçe të filmit nuk mund të realizoheshin nëse ajo do të kufizohej në mënyrë të caktuar në portretizimin e personazhit.
Ajo e theksoi se këmbënguli të shfaqej lakuriq në disa skena, duke besuar se kjo ishte thelbësore për të treguar Naomi Lapaglia si një grua që dinte ta përdorte trupin e saj si një mjet manipulimi.
Martin Scorsese më tha, ‘Ndoshta mund të mbash një rrobë nëse nuk je rehat.’ Po unë thashë, ‘Jo, kjo nuk është ajo që do të bënte Naomi në këtë skenë. Pika është që ajo del plotësisht lakuriq– kjo është karta që ajo po luan,’

Një nga skenat më të famshme të filmit, ku Naomi e tundon Jordanin (luajtur nga Leonardo DiCaprio) ndërsa është plotësisht e ekspozuar, bëri bujë për guximin dhe angazhimin e Robbie për rolin.
Ajo e pranoi se këto skena mund të ishin të sikletshme për aktorët, por vlerësoi shkallën e respektit dhe profesionalizmit që ekipi i filmit, përfshirë Scorsese, krijoi gjatë xhirimeve.
Në një intervistë të vitit 2017, Robbie zbuloi se për të qetësuar nervat para se të xhironte skenën, ajo kishte pirë disa tekila, por gjithashtu e lavdëroi përgatitjen dhe vendosmërinë e saj për të dhënë gjithçka.
Pasi u angazhohesha për rolin, doja të shkoja deri në fund. Nuk doja të bëja asgjë gjysmë, doja ta bëja 100%

Kjo qasje e drejtpërdrejtë dhe pa kompromis ka sjellë një respekt të madh për Robbie në Hollywood dhe ka çuar në disa nga rolet e saj më ikonike, përfshirë atë të Harley Quinn në DCEU dhe në filmin ‘blockbuster’ të vitit 2023, “Barbie”.
Megjithatë, kur aktorja bëri audicion për “The Wolf of Wall Street”, mori disa vendime të guximshme që, fatmirësisht, i dolën në favor.
Ajo shpjegoi se gjatë audicionit, ku duhet të hidhte ujë në fytyrën e DiCaprios, mendoi se mund të bëntë një veprim më të “butë”, si një puthje, por e ndryshoi në minutën e fundit.
Menaxherët e mi më kërkuan ta riprovoj audicionin pesë herë, sepse nuk ishte mjaft i mirë. Mendoja se mund ta puth Leonardo DiCaprion dhe kjo do të ishte fantastike. Do të shkoj t’i tregoj të gjithë miqve të mi. Por pastaj mendova… jo.
Dhe thashë, do t’ia hedh me forcë në fytyrë…Ishte heshtje që u ndje si një pafundësi, por që ishte ndoshta vetëm tre sekonda. Dhe pastaj ata shpërthyen në të qeshura. Leo dhe Marty qeshën aq shumë sa thanë ‘Ishte shkëlqyer.’ Po unë mendova, do të arrestohem. Më shumë se kaq, do të shkoj në burg për këtë.”

“The Wolf of Wall Street” u bë një sukses i madh, si për kritika ashtu edhe marketing. Filmi fitoi mbi 400 milionë dollarë në mbarë botën dhe mori pesë nominime për Çmimet Oscar, duke u komentuar si një klasik i kinemasë moderne. Për Robbie, ky film shënoi fillimin e ngritjes së saj si një nga aktoret më të kërkuara në Hollywood, dhe ndonëse ajo mori disa muaj pushim për t’u kujdesur për fëmijën e saj të vogël, pozita e saj në industrinë e filmit nuk do të ndryshojë së shpejti.