Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Allison Williams, nënë për herë të parë!

Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se aktorja e njohur Allison Williams është bërë nënë për herë të parë. Sipas ‘Page Six’, Alyson dhe partneri i saj Alexander Dreymon mirëpritën një djalë të quajtur Arlo dimrin e kaluar. Familja e re u pa gjithashtu në pushime me familjarët e e tyre, përfshirë babanë e aktores, gazetarin Brian Williams në një resort privat në Abaco në Bahamas. Një burim i brendshëm u shpreh se:

Ata dukeshin shumë të lumtur dhe shumë të dashuruar.

Çifti i cili punoi së bashku në thrillerin e vitit 2020 “Horizon Line” thuhet se kanë qenë së bashku që nga fundi i 2019-ës. Dyshja e njohur janë shumë diskret sa i përket jetës së tyre private dhe ata morën vendimin për ta ndarë këtë lajm të lumtur me familjen dhe me disa miq. Rikujtojmë, se Allison ka qenë e martuar më parë me sipërmarrësin Ricky Van Veen. Dyshja u divorcua në qershor 2019 pas gati katër vitesh martesë.