Joey King do ta mbajë mend gjithmonë momentin kur përpiqej të bëhej kuzhiniere dhe përfundoi duke u djegur në fytyrë. Aktorja e njohur për rolin e saj në ‘Kissing Booth’ ka përjetuar një ngjarje të pakëndshme gjatë gatimit, kur ndodhi një aksident me vajin e nxehtë në tigan.
Përvoja e saj e fundit në kuzhinë e ka treguar se gatimi, përveç se kërkon aftësi, mund të jetë gjithashtu i rrezikshëm.
Joey kishte hedhur qepë në një tigan me vaj që ishte më i nxehtë se sa duhej, dhe kjo çoi në një djegie të vogël në fytyrën e saj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aktorja ndau ngjarjen dhe shkroi:
Po, u djegja disa ditë më parë duke hedhur qepë në një tigan me vaj shumë të nxehtë.
Ajo gjithashtu tregoi se telefonoi nënën e saj pas incidentit dhe ajo iu kujtoi se sa shumë e urrejnë gatimin.
Për këtë lloj dëmtimi, njollat mund të zgjasin nga dy deri në gjashtë javë për t’u shëruar plotësisht.