Whoopi Goldberg iu referua faktit që emri i saj është në dosjet e Epstein. Ajo deklaroi se kjo nuk do të thotë se është fajtore për ndonjë shkelje. Goldberg pranoi në “The View” se emri i saj është pjesë e këtyre dokumenteve. “Emri im është në dokumente dhe aty shkruhet: ‘Whoopi ka nevojë për një aeroplan për të shkuar në Monako. Organizata bamirëse e John Lennon’. Duhet të shkruhet se organizata bamirëse e Julian Lennon po e paguan atë”, deklaroi ajo.
Ajo sqaroi më tej se organizata humanitare po kontakton pronarët e linjave ajrore private për të organizuar transportin. “Nuk isha e dashura e tij, as shoqja e tij. Ndonjëherë duhet të kesh faktet përpara se të thuash diçka. Njerëzit besojnë se isha me të. Ti i njeh të gjithë burrat me të cilët kam qenë ndonjëherë. Dhe jo, nuk hipa në aeroplan”, tha ajo.
Goldberg mohoi akuzat se ajo e vizitonte shpesh ishullin e Epsteinit. “Me sa duket thanë se isha në një ishull dhe nuk do të shkoja askund. Kohët e fundit ka pasur shumë shenja dhe njerëzit nuk e kuptojnë se të gjitha këto gjëra mund të jenë të dëmshme”, tha ajo. Goldberg së fundmi zbuloi se i pëlqen të jetë vetëm dhe nuk dëshiron ta ndryshojë këtë. Goldberg deklaroi se nuk është duke kërkuar një burrë në jetën e saj.
Në 25 vitet e fundit, kam kuptuar se jo të gjithë janë bërë për një lidhje. Disa njerëz janë bërë thjesht për aventura një-natëshe. Nuk dua të jetoj me askënd. Jetova me vajzën time dhe kjo është e gjitha që mund të përballoj. Ka shumë njerëz që i dua, por nuk kam nevojë të fle me ta.