Aktualitet

AKU bllokon 110 kg mish që tregtohej në kushte të rënda higjieno-sanitare

AKU bllokoi 110 kg mish që tregtohej në kushte të rënda higjieno-sanitare. Mishi përpunohej ilegalisht në një magazinë në ambientet e brendshme të një bar-lotoje. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi aktivitetin e subjektit ndërsa u bllokua dhe mish me afat përdorimi të skaduar. Në total në të gjithë vendin, prej nisjes së kontrolleve, janë bllokuar 1.6 tonë mish.