Në Kapshticë, bllokohen 10 ton miell gruri që vinin nga Greqia. Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU, “Subjekti kishte parregullësi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën”. Nga kontrolli fizik produkti rezultoi pa data prodhimi e skadimi. Në thasë ishte ngjitur vetëm një kundra etiketë në greqisht, pa përkthim në shqip. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se po ndjek procedurat doganore, për kthimin në origjinë të sasisë prej 10 tonësh miell gruri.