Në vijim të masave për të garantuar sigurinë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU bllokoi një restorant për dasma në Peshkopi. Nga kontrollet u konstatuan mjedise të mykura e me lagështi, ndërsa mjetet e punës në kuzhinë ishin të amortizuara. Krahas bllokimit të menjëhershëm të aktivitetit, gjithashtu subjekti u gjobit me 300 mijë lekë.