Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU bllokoi 51 tonë miell misri për kafshë që vinte nga Serbia. Sasisë i mungonte dokumentacioni i nevojshëm, ndërsa nuk ka informacione për destinacionin e ngarkesës. Ndërkaq, nuk ka të dhëna për dy subjektet që e tregtonin. Bllokimi u bë në pikëkalimin e Morinës.