BEST OF LIVE FROM TIRANA
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili. Ai ka folur më shumë për karrierën e tij artistike, rrugëtimin e tij në këtë edicion të reality show, mendimin e tij për fituesin, Gjestin, por dhe shumë më tepër…
Shumë thashetheme kanë lindur për ty…
Ki kujdes se çfarë do thuash për thashethemet, se unë kam që 15 vjeç që çfarë nuk kam dëgjuar. Forcat e rendit po i lë këtu (makinën e policisë lodër).
Atë mund t’ia çosh Gert Ferrës.
Jo, nuk ka kuptim. Nuk ka kuptim sepse nuk bëri diçka ndaj meje, bëri diçka ndaj një personi të tretë. Dhe madje përmendi edhe një të mitur.
A do fusje Gert Ferrën aty brenda (tek makina e policisë)?
Brenda nuk e fus unë, brenda mund ta fusë papërgjegjshmëria e tij. Pastaj edhe pabesia.