Një prej kardinalëve më të shquar të Kishës Katolike dha dorëheqjen, pas publikimit të një skandali për abuzim seksual. Papa Françesku, përmes një deklarate njoftoi sot se ka pranuar dorëheqjen e kardinalit Theodore McCarrick, ish-kryepeshkop në Uashington. Dorëheqja vjen pas raportimeve muajin e kaluar se zyrtarët e kishës amerikane kishin pranuar se McCarric kishte abuzuar seksualisht me një adoleshent.