I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë një ngë konkurrentët e “Përputhen”, Albi Buzali. Ai ka folur për eksperiencën e këtij në këtë format por dhe për jetën e tij private…
Teksa jetonte në Dubai, Albi ka përjetuar dhe një periudhë të keqe, kur zbuloi tradhtinë e të dashurës së tij asokohe:
Një nga eksperiencat e mia më këqija ka qenë kur unë u tradhtova. E zbulova në një mënyrë shumë të bukur. Kam qenë duke luajtur Play Station dhe kisha vënë kufje që të mos ta shqetësoja atë sepse po flinte. Atëherë kur të shkruante dikush në WhatsApp nuk të vinte me ‘notification’, por e lexoje në ekran. Mua thjesht po më bezdiste drita që po ndizej në orën 02:00 të natës, sepse ishte errësirë. Përveç anëve të pista, lexova dhe “më ka marrë malli për puthjet që shkëmbyem në makinë”. Me sa duket ky e kishte dërguar në shtëpi ndërkohë që unë isha në punë. Kur unë po i shikoja këto mesazhe, mendova ‘kjo është këtu prej meje, shiko si ma shpërblen’.