Celebrities Live From Tirana Music

Albumi i ri, meditimi…flet këngëtarja e cila ka realizuar videoklipin e parë atlernativ në Shqipëri

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar këngëtarja më e veçantë e momentit, Koka. Ajo ka kohë që i është përkushtuar muzikës edhe pse për pak kohë është marrë edhe me arkitektur. Albumi i ri i këngëtares me një stil unik vjen së shpejti dhe për më shumë detaje ajo na tregon:

Albumi do të ketë 12 tituj ku 10 janë përfunduar.

Por këngëtarja e njohur, ndryshe me emrin artistik Koka na tregon se për një periudhë kohe ka medituar:

Unë meditoj që nga viti 2015 ku ka qenë një fazë shumë e vështirë, nuk më pëlqente as puna, sikur nuk isha unë. Nuk kisha rrugëdalje, duhet të ndryshoja diçka. Duhet të bëja diçka vetë. Fillova të jem më e suksesshme në punë, më e qetë në jetë të përditshme dhe papritur fillova të zgjohem natën me tinguj në kokë. Disa prej këngëve të albumit janë nga këto 4-5 vite që është fazë e zgjimit, një gjendje njerëzore e plotësuar pa kushte, gjendje lumturie.

Bashkëpunimi i parë muzikor ka qenë me Bojken Lako në vitin 2000. Si e kujton Koka këtë periudhë?

Nisi gjithçka kur unë po këndoja në Pallatin e Kongreseve, ai më pa, më pëlqeu zërin dhe më tha për një bashkëpunim. Ishte një periudhë që më hapi sytë për radion, inçizimet, si është jeta e artistëve, etj. Videoklipi me Lakon ishte i pari alternativ në Shqipëri.