Lifestyle Sex

“Alergjia ndaj seksit”, një gjendje e rrallë që prek disa gra?

Kalimi i kohës intime është pjesë normale e jetës, por për disa gra seksi mund të kthehet në një përvojë të rrezikshme.

Studiuesit kanë vërtetuar se ekziston një gjendje e rrallë, e njohur si “alergjia ndaj spermës”, e cila shkakton reagime të ngjashme me alergjitë e zakonshme.

Simptomat më të shpeshta janë kruajtje, djegie, skuqje dhe ënjtje në zonën gjenitale, që shfaqen zakonisht brenda 30 minutash pas marrëdhënies seksuale.

Në raste më të rënda, puçrra dhe ënjtje mund të përhapen edhe në pjesë të tjera të trupit, madje duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

Për këtë arsye shpesh ngatërrohet me infeksione apo sëmundje seksualisht të transmetueshme, por koha e shfaqjes së simptomave është dallimi kryesor.

Një studim me mbi 1,000 gra ka treguar se rreth 130 prej tyre vuajnë nga kjo gjendje. Disa reagojnë vetëm ndaj spermës së partnerëve të caktuar, ndërsa të tjera ndaj të gjithë meshkujve.

Shkaktari kryesor janë proteinat që gjenden në prostatë, por ndonjëherë reagimi lidhet edhe me gjurmë ushqimesh, pijesh apo ilaçesh që gjenden tek sperma. Interesant është fakti se rreth gjysma e grave të prekura vuajnë edhe nga alergji të tjera, si poleni apo arrat.

Trajtimi bëhet kryesisht nën kujdesin e alergologëve. Përdoren metoda si desensibilizimi – ku aplikohen mostra të holluara të spermës çdo pak minuta – dhe injeksione alergjie me doza të vogla të lëngut për disa javë, për të mësuar sistemin imunitar të mos reagojë. Megjithatë, trajtimi shpesh kërkon marrëdhënie të rregullta për të ruajtur efektin.

Edhe pse e rrallë, kjo alergji përbën një sfidë serioze, pasi ndikon jo vetëm tek jeta seksuale, por edhe tek planet për shtatzëni.