Seriali i ri i Ryan Murphy-t, “All’s Fair”, ka ndarë kritikët, por ka fituar audiencën. Pavarësisht vlerësimeve tepër negative, disa madje e kanë quajtur “serialin më të keq televiziv” dhe i kanë dhënë notën 0, premiera e tij në Hulu Originals ka vendosur rekord me 3.2 milionë shikime në mbarë botën gjatë tre ditëve të para të transmetimit.
Zhurma në media dhe rrjete sociale, ku seriali u komentua gjerësisht, duket se ka nxitur kureshtjen e publikut, duke e çuar produksionin në krye të listës së shikueshmërisë së platformës.
Shumë shikues kanë reaguar duke e mbështetur serialin dhe duke deklaruar se e kanë parë me një frymë.
Si rezultat, Hulu dhe Ryan Murphy konfirmuan zyrtarisht se “All’s Fair” do të rikthehet për një sezon të dytë, duke e cilësuar atë si “serialin më të përfolur të vitit”.
Në Greqi, premiera e serialit u shfaq më 4 nëntor ekskluzivisht në Disney+, ndërsa finalja do të transmetohet më 9 dhjetor me dy episode radhazi.
Në kastin kryesor spikasin Kim Kardashian, Naomi Watts, Niecy Nash-Betts dhe Sarah Paulson.
E pyetur nëse rritja e numrit të avokateve ka sjellë më shumë barazi në çështjet e divorcit, Kim Kardashian u shpreh:
Në SHBA kemi pasur gjithmonë shumë gra në të Drejtën Familjare. Është një fushë që kërkon empati të veçantë dhe një energji ndryshe. Edhe në jetën reale, unë preferoj të kem një avokate femër. Këtë energji e sollëm edhe në ekran, për të treguar se, kur përballesh me emocione të forta si në një divorc, të ndihmon të kesh një grua pranë që të ngre kur je në pikën tënde më të ulët. Shpresoj që seriali të frymëzojë një brez të ri vajzash që ëndërrojnë të bëhen avokate të së Drejtës Familjare.