Rajoni

Ambasada e SHBA në Kosovë mirëpret formimin e qeverisë së re!

Ambasada e SHBA në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Në një njoftim në rrjete sociale, ambasada thotë se SHBA pret që të punojë e qeverinë e re në prioritetet e përbashkëta.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe përparimin ekonomik të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u mbajt pasditen e së mërkurës, 11 shkurt pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetare e Kuvendit u zgjodh Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu dje u mbajt edhe seanca për formimin e qeverisë së re, ku kryeministri Albin Kurti prezantoi kabinetin me 19 ministri, i cili u votua me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.

Kujtojmë që Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas krizës politike që nisi pas procesit zgjedhor të shkurtit.