Sot në 45-vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit, Ambasada e Uashingtonit në Tiranë ka një mesazh. Selia diplomatike shkruan: “Misioni Amerikan në OSBE po sjell në vëmendje 10 parimet kryesore që u përcaktuan për të udhëhequr marrëdhëniet e ardhshme midis shteteve dhe qytetarëve të tyre”. Mes 10 parimeve për promovimin e paqes dhe sigurisë, ambasada e vë theksin te i dyti që thekson: “Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”.