Aktualitet

Ambasada shqiptare në Athinë: Jemi në kontakt me shqiptarët në zonë

Ambasada jonë në Athinë ka vendosur një numër kontakti për të gjithë qytetarët shqiptarë në zonat e prekura nga zjarret në Greqi. Për çdo nevojë, ata mund të telefonojnë në 0030 6941658183. Në “Facebook”, selia diplomatike iu shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të zjarreve, si dhe mbështetje të plotë autoriteteve greke. Deri tani raportohet për 53 viktima e 150 të plagosur në Athinë.