Politikë

Ambasadori i BE thirrje politikës: Miratoni ndryshimet në kodin zgjedhor!

Ambasadori i Bashkimit Eropian në Tiranë, Luigi Soreca, apeloi klasën politike të tregohet e përgjegjshme dhe të finalizojë reformën  zgjedhore. Në një postim në Twitter, Soreca thotë se: “Reforma elektorale është e rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të finalizojnë tani në Kuvend punën e mirë që është bërë në komisionin AD-HOC, duke miratuar ndryshimet e nevojshme në kodin zgjedhor”, thotë Soreca.