Aktualitet Politikë

Kuvendi, në fokus veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura!

Kuvendi mblidhet këtë të hënë (13 korrik) në seancë plenare për të shqyrtuar një sërë projektrezolutash që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura për vitin 2025.

Seanca fillon në orën 10:00 e në nisje pritet të miratohen procesverbalet e mbledhjeve plenare të datave 30 qershor dhe 2 korrik.

Më pas, deputetët do të shqyrtojnë projektrezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2025, si edhe raportet për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), Bankën e Shqipërisë, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Institutin e Statistikave (INSTAT), Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH), Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), Entin Rregullator të Energjisë (ERE) dhe Entin Rregullator të Ujit (ERRU).

Në përfundim të seancës, rendi i ditës parashikon diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.