Celebrities

Amber Heard shënon një kapitull të ri në karrierën e saj! Aktorja falënderon ‘mbështetësit’ e saj…

Amber Heard së fundmi falenderoi ndjekësit e saj në Instagram teksa përfundoi performancën e fundit në pjesën teatrale Spirit of the People në Festivalin e Teatrit Williamstown në Massachusetts. Aktorja 39-vjeçare ndau foto ku mban shumë buqeta me lule dhe shprehu mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen që mori gjatë kohës që po performonte në shfaqje. Ajo shkroi:

Lulet nuk do të zgjasin përjetë, por kujtimet e gjithë dashurisë dhe mbështetjes që kam marrë do të mbeten.

Amber ka qenë pjesë e kësaj shfaqjeje për disa javë dhe përmes Instagramit ka reflektuar për fundjavën e fundit të performancave, duke shkruar:

E lumtur që po marr një frymëmarrje të fundit para performancave finale këtë fundjavë.

Ndjekësit e saj shprehën entuziazmin dhe krenarinë në komentet e tyre, duke lavdëruar aktoren dhe rikthimin e saj në skenë. Disa nga komentet ishin:

Amber! Jemi shumë krenarë për ty!

Të pashë live ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime, je e mrekullueshme!

KY rikthim në aktrim është shumë i rëndësishëm për Amber Heard, pas lindjes së binjakëve të saj në maj dhe gjyqit të saj të famshëm për shpifje me ish-bashkëshortin Johnny Depp, i cili u zgjidh para tre vitesh. Së fundmi, ajo është përzgjedhur për rolin e Genevieve në pjesën e Jeremy O. Harris, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj pas sfidave personale dhe ligjore.