Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan shitjen e parë të armëve Tajvanit që nga rikthimi i presidentit Donald Trump në pushtet në muajin janar. Këtë e njoftoi Ministria e Jashtme tajvaneze. Uashingtoni zyrtar mbetet mbështetja më e fortë e ishullit, me Kinën që pretendon sovranitet mbi të. Pekini zyrtar pohon se ishulli është pjesë e territorit dhe ka kërcënuar të përdorë forcën për ta rikthyer nën kontroll.
Hera e parë që administrata e re e presidentit Trump ka njoftuar një shitje armësh Tajvanit, deklaroi ministria, pasi Departamenti i Shtetit i amerikan miratoi shitjen e armëve.
Tajvani kishte kërkuar komponentë jostandardë, pjesë këmbimi e aksesorë, si edhe mbështetje për riparimin dhe kthimin e avionëve F-16, C-130 dhe Indigenous Defense Fighter (IDF), referuar një deklarate të publikuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti tajvanez, Lai Ching-te është zotuar të rrisë shpenzimet ushtarake, ndërsa Kina vazhdon presionin e saj ushtarak rreth ishullit.
Edhe pse Tajvani ka industrinë e vet të mbrojtjes, ushtria e tij do të ishte shumë më e dobët në një konflikt me Kinën e mbetet shumë i varur nga armët amerikane.