Të dënuarit në burgun e Burrelit pretendojnë se amnistia e shpallur nga Ministria e Drejtësisë me rastin e festave të fundvitit, nuk plotëson kushtet për ta për shkak se ndaj tyre siç pretendojnë, janë dhënë dënime të padrejta. “Konstatohet se ka patur padrejtësi si në hetim po ashtu edhe në gjykimin e çështjeve të ndryshme”, thuhet në letrën e firmosur nga 55 të burgosur. “Kërkesa e tyre kolektive është që amnistia e këtij viti që është viti i Skënderbeut të ishte e përgjithshme dhe për një afat kohor 2-3 vjet”.