Sport

Ançeloti zbulon të ardhmen: Më datë 25 maj do të…

Largimi i Karlo Ançelotit nga Real Madrid është i pashmangshëm.

Trajneri italian është pyetur sërish në konferencë për shtyp, ndërsa përpara është ndeshja e nesërme me Selta Vigon.

Ançeloti tregoi respekt për madrilenët dhe u tregua i kujdesshëm me fjalët e tij, teksa ka kontratë të vlefshme dhe për një tjetër sezon.

“Kam shumë afeksion për klubin, lojtarët, dhe tifozët e mi. Për respektin ndaj tyre, do të flas për të ardhmen me 25 maj dhe jo më përpara”, u shpreh ndër të tjera Ançeloti.

Data 25 maj përkon me fundin e kampionatit.

Më pas ndjek Botërori për klube, që Ançeloti dukshëm nuk e përfshin në planet e tij.

Ancelotti mund të ketë hasur vështirësi te Real Madridi për të rënë dakord për një largim në qershor, por pas gjithë kësaj, duket se fshihet edhe një ofertë shumëmilionëshe nga Arabia Saudite. Flitet për rreth 50 milionë neto në sezon, diçka që duket e pa rezistueshme.