Magazine

Angelina Jolie bën bujë në Romë për premierën e filmit “Couture”!

Gjatë prezantimit të filmit të saj të ardhshëm “Couture” në Festivali i Filmit të Romës, Angelina Jolie tërhoqi vëmendje jo vetëm për rolin e saj, por edhe për zgjedhjen e modës, një fustan mid me kape, nga koleksioni Fall/Winter 2025 i shtëpisë së modës Alberta Ferretti, i cili kishte prerje të theksuara në shpinë dhe ekspozonte tri tatëka të artë në lëkurën e saj.

Fustani, i kombinuar me çizme patent-leather dhe pantyhose të tejdukshme, kishte një hijeshi të pastër, por ajo që mori komente më të shumta ishte hapja në pjesën e pasme që zbulonte tatuazhe të ndryshme që Jolie ka bërë me vite, përfshirë edhe një tatuazh me tekstin “know your rights”, frymëzuar nga kënga e grupit “The Clash”.

Angelina shpjegoi në një intervistë për Backstage se tatoo-t nuk janë thjesht dekor, por “shenja identiteti”, pjesë e asaj që ajo është jashtë roleve të aktrimit. Ajo, që ka mbi njëzet tatuazhe dhe ka bërë disa prej tyre së bashku me fëmijët e saj, tha se moda për të duhet të jetë një mënyrë për të shprehur veten, pa humbur esencën.

Ky moment në tapetin e kuq u pa si një deklaratë: stili personal nuk është vetëm kombinuar rroba, por të zbulosh kush je, ta pranosh atë dhe ta bësh pjesë të prezencës publike. Për Jolie-n, është një mënyrë për të bashkuar artin, identitetin dhe jetën publike me një mesazh: elegancë që nuk fsheh, por përfaqëson.