Showbiz

Angelina Jolie e irrituar nga lidhja e re e Brad Pitt me modelen 27-vjeçare

Teksa Nicole Potularski poston foto ku shfaq format e saj në Instagram, Angelina Jolie po e humbet toruan.

Mësohet se aktorja e Hollywood është tej mase e irrituar që ish-bashkëshorti i saj shkoi me pushime në jug të Francës me të dashurën e tij të re.

Kjo pasi 6 vite më parë ata kanë qenë të dy në të njejtin vend për të kaluar disa momente intime dhe tani Brad Pitt po llaston të dashurën e re 27-vjeçare në të njejtin destinacion.

Ai gjithashtu i ka blerë modeles gjermane një shishe nga shampanja roze që e prodhon vetë e që kushton plot 390 dollarë.