Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Prokuroren pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Antoneta Sevdari. Sipas ankimimit, hetimi i KPK-së për prokuroren nuk është i plotë. Komisioneri Publik kërkon nga KPA që këto mangësi të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.