Celebrities Gossip Showbiz

Anne Hathaway bën rrëfimin e sinqertë për shtatzëninë e tretë! “Nuk e prisnim që…”

Anne Hathaway ka folur për herë të parë hapur rreth shtatzënisë së saj të tretë, duke konfirmuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, e kishin planifikuar ardhjen e një tjetër fëmije, por nuk e prisnin që gjithçka të ndodhte kaq shpejt.

Aktorja 43-vjeçare, e cila javët e fundit ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e saj gjatë promovimit të filmit “The Odyssey” të Christopher Nolan, zbuloi se lajmi i shtatzënisë ishte një surprizë e bukur edhe për vetë çiftin.

E ftuar në emisionin “Late Night with Seth Meyers”, Hathaway tregoi me humor se, edhe pse vendimi ishte marrë me vetëdije, rezultati i habiti.

E dinim çfarë po bënim, por u habitëm shumë që funksionoi! Po, e kishim planifikuar, por sinqerisht nuk e prisnim që gjithçka të shkonte kështu

-u shpreh ajo.

Anne dhe Adam Shulman, të martuar që nga viti 2012, janë prindër të dy djemve, Jonathan dhe Jack, ndërsa së shpejti familja e tyre do të zgjerohet me ardhjen e fëmijës së tretë.

Lajmi për shtatzëninë u bë publik muajin e kaluar, kur aktorja ndau në Instagram një video ku shfaqej duke përqafuar barkun e rrumbullakosur, e shoqëruar nga kënga “Baby, I’m Yours” e Barbara Lewis. Publikimi u prit me mijëra urime nga fansat dhe kolegët e saj.

Në një intervistë të mëparshme për revistën “People”, Hathaway foli edhe për mirënjohjen që ndien për familjen e saj, duke pranuar se e konsideron veten me shumë fat.

E di që jo të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen prindër e kanë këtë mundësi. Ndihem jashtëzakonisht me fat. Për mua gjithçka ka shkuar shumë mirë dy herë dhe kjo është një bekim i madh

-tha aktorja.

Ajo nuk kurseu as fjalët e bukura për bashkëshortin e saj, Adam Shulman, duke e cilësuar mbështetjen e tij si një nga shtyllat më të rëndësishme të jetës së saj.

Ai më mbështet plotësisht. Ndihem shumë me fat që ai është partneri im dhe personi me të cilin ndaj jetën

-u shpreh Hathaway.