Anne Hathaway tërhoqi vëmendjen me elegancën e saj teksa mbërriti në xhirimet e emisionit “Late Night with Seth Meyers” në New York, në kuadër të promovimit të filmit të ri “The Odyssey”.
Aktorja 43-vjeçare, e cila së fundmi konfirmoi se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, u shfaq me një fustan të bardhë prej mëndafshi që vinte në pah barkun e rrumbullakosur.
Pamjen elegante e kompletoi me flokë të stiluar me onde të lehta, vathë delikatë dhe grim natyral, shkruan Daily Mail.
Hathaway ndodhet në një tur intensiv promovues për filmin epik të Christopher Nolan, ku interpreton Penelopën, bashkëshorten besnike të Odiseut. Në film, rolin e Odiseut e luan Matt Damon, ndërsa premiera botërore pritet më 17 korrik.
Pas regjistrimit të emisionit, aktorja ndau me ndjekësit një moment argëtues në InstaStory, ku shfaqej Kali gjigant i Trojës i vendosur jashtë vendit ku u mbajt premiera në New York.
Shikoni kush është këtu në rrugë. Jemi kudo
-u shpreh ajo me humor.
Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, janë prindër të dy djemve, Jonathan dhe Jack. Në fund të muajit qershor, aktorja bëri të ditur se familja e tyre do të zgjerohet me ardhjen në jetë të fëmijës së tretë.
Në intervista të mëparshme, Hathaway ka folur shpesh për dëshirën e saj për të ndërtuar një familje të madhe, duke u shprehur se ndihet me fat që ëndrra e saj po bëhet realitet.