Antigravity, marka e re e dronëve e krijuar nga Insta360, ka paralajmëruar një dron të ri që do të lançohet në gusht. Ky dron do të jetë i lehtë (nën 249 gramë), do të kapë video në 360 gradë me cilësi 8K dhe është projektuar për të gjithë përdoruesit, veçanërisht për krijuesit e përmbajtjes dhe entuziastët. Me këtë produkt, Insta360 synon të sjellë dominimin e saj në “kamerat 360” edhe në qiell.
Antigravity premton gjithashtu masa kundër përdorimit të gabuar të dronit, duke e bërë atë të përshtatshëm për konsumatorët e zakonshëm. Sipas kreut të marketingut, droni nuk është vetëm një mjet, por një përvojë që nxit emocione dhe liri krijuese. Detajet teknike nuk janë zbuluar ende, por do të prezantohen gjatë muajit gusht. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur nevoja për një rival të vërtetë të DJI-së është gjithnjë e më e dukshme në tregun global të dronëve.
Një ekip studentësh të elektronikës industriale të aplikuar nga Universiteti i Aalborgut në Danimarkë përdorën një printer 3D për të prodhuar dhe më pas për të testuar një dron hibrid që mund të fluturojë, të zhytet në ujë, të manovrojë nën sipërfaqe dhe pastaj të kthehet në ajër, të gjitha në një sekuencë të vetme pa ndërprerje. Prototipi u krijua për një punim diplome dhe demonstron kalime të shpejta nga ajri në ujë, gjë që madje i habiti krijuesit e tij. Pjesa më e rëndësishme e performancës së dronit është sistemi i helikës së ndryshueshme, fletët e të cilit rrotullohen në kënde të ndryshme në ujë dhe ajër.