Aktualitet

Apartamente, tokë, aksione/Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të një të dënuari!

Prokuroria e Fierit përfundoi hetimin pasuror dhe kërkoi konfiskimin e një sërë pasurive të paluajtshme dhe kuotash shoqërish, të dyshuara se janë krijuar nga veprimtari kriminale.

Sipas hetimeve, shtetasi A.H., i dënuar nga autoritetet italiane për trafik droge, ka sjellë në Shqipëri shuma të mëdha parash të padeklaruara, të përdorura për investime në pasuri të paluajtshme e shoqëri tregtare. Prokuroria dokumentoi se financimet e deklaruara nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe janë kryer shpesh jashtë sistemit bankar, në “cash” e me akte jo noteriale.

Prokuroria Fier thekson se këto pasuri janë rezultat i veprimtarive kriminale dhe kërkon konfiskimin e tyre në favor të shtetit.

Shuma 100,072,890 Lek, e cila nuk mbështetet në burime të ligjshme dhe të deklaruara, ka shërbyer si bazë për zhvillimin e aktivitetit ekonomik të shoqërive në vijim, duke u reflektuar në pasqyrat financiare si burim i ligjshëm dhe më pas duke u përdorur për investime të ndryshme, përfshirë blerjen e automjeteve dhe krijimin e të ardhurave që janë shpërndarë në formë page dhe dividendi. Më tej, këto të ardhura janë rinvestuar në pasuri të paluajtshme dhe kuota shoqërish, duke krijuar një cikël ekonomik që mbështetet në një burim fillestar të pajustifikuar.

Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të A.H. dhe M.H.

1.            Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 135.60 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

2.            Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 127 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

3.            Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 59 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

4.            Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 17.10 m², me vendndodhje Tiranë; dhe

5.            Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 31 m², me vendndodhje Vlorë.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A…” Sh.p.k.:

1.            Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3949 m², me vendndodhje Fier.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” sh.p.k.:

1.            Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 1971 m², me vendndodhje Fier;

2.            Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3926 m², me vendndodhje Fier;

3.            Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 2942 m², me vendndodhje Fier; dhe

4.            Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3931 m², me vendndodhje Fier.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të K.H, si më poshtë:

1.            Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 55 m², me vendndodhje Bashkia Fier; dhe

2.            Pasuri e llojit “apartament” me sipërfaqe 137 m², me vendndodhje Bashkia Fier.

Konfiskimin e kuotave të shoqërive tregtare në zotërim të individëve objekt hetimi pasuror, si më poshtë:

1.            Kuotat e shoqërisë “A….” sh.p.k;

2.            Kuotat t shoqërisë “A… T….” sh.p.k;

3.            Kuotat e shoqërisë “A… B…” sh.p.k;

4.            Kuotat e shoqërisë “A…. I….” sh.p.k.; dhe

5.            Kutoat e shoqërisë “M… T….” sh.p.k.