Tech

Aplikacioni popullor që do të përfitojë shumë nëse TikTok mbyllet!

Çështja e TikTok ka bërë bujë kohët e fundit. Siç e dini, vitin e kaluar, administrata Biden miratoi një projekt-ligj që detyronte ByteDance të shesë një nga asetet e tij më të çmuara TikTok ose të përballet me një ndalim mbarëkombëtar në SHBA. Por Trump i dha 75 ditë të tjera afat aplikacionit. Ndërsa për momentin po debatohet se kush do ta blejë platformën e njohur të videove. Megjithatë, nëse TikTok ndalohet në SHBA, disa platforma tjera do të përfitojnë.

Një nga këto është Snapchat. Snapchat ka përjetuar një rritje të angazhimit të përdoruesve pasi ka pasiguri për të ardhmen e TikTok, një prirje që e pranoi edhe CEO Evan Spiegel. Një nga atraksionet kryesore të Snapchat është Spotlight, veçoria e tij e videos në formë të shkurtër e krijuar për të konkurruar me TikTok Numri i krijuesve që postojnë përmbajtje aty u rrit me mbi 40% nga viti në vit në tremujorin e katërt, duke forcuar më tej aplikacionin.

Përtej Snapchat, statusi i pasigurt i TikTok ka ndikuar në industrinë më të gjerë të rrjeteve sociale, me platforma si YouTube, Meta dhe RedNote gjithashtu duke parë rritje në angazhimin e përdoruesve. Përafërsisht një muaj para Krishtlindjeve të vitit të kaluar, fëmijët dhe adoleshentët australianë nën 16 vjeç ishin “të lumtur” kur mësuan se qeveria e tyre vendosi t’i ndalojë ata nga përdorimi i Snapchat, Facebook, Instagram, TikTok dhe platforma të tjera. Bëhet e ditur se kompanitë që nuk arrijnë të zbatojnë kufizime të rrepta të moshës mund të përballen me gjoba të konsiderueshme. Megjithatë, YouTube, e cila është në pronësi të Alphabet, do të mbetet e aksesuesshme për të gjitha moshat. Qeveria e konsideron atë një mjet edukues dhe jo një platformë thelbësore të rrjeteve sociale.