Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka nënshkruar ligjin me të cilin kompanitë si Apple dhe Google, u kërkohet të verifikojnë moshën e përdoruesve të dyqaneve të tyre online të aplikacioneve. Ligji do të duhej të hynte në fuqi më 1 janar 2026 dhe do të kërkojë pajtimin e prindërve për marrjen apo blerjen e aplikacioneve për përdoruesit nën 18-vjeç. Utah është shteti i parë amerikan që ka marrë një vendim të ngjashëm më herët gjatë këtij viti, kurse anëtarët e Kongresit amerikan gjithashtu kanë zbuluar ligjin federal.
Një tjetër projektligj i Teksasit, i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Teksasit dhe që pret një votim në Senat, do të kufizonte aplikacionet e mediave sociale për përdoruesit mbi moshën 18 vjeç. Agjencia vëren se kufizimet e moshës dhe pëlqimi prindëror për aplikacionet e mediave sociale janë një nga fushat e pakta me konsensus të gjerë në SHBA. Për shembull, një sondazh dy vjet më parë zbuloi se 81 përqind e amerikanëve mbështesin kërkesën që prindërit t’u lejojnë fëmijëve të krijojnë llogari në mediat sociale me pëlqimin e prindërve dhe 71 përqind janë në favor të verifikimit të moshës para përdorimit të mediave sociale.
Ndërkaq, iPhone 16 është shpallur telefoni më i shitur në botë për tremujorin e parë të vitit 2025, sipas një raporti të fundit nga Counterpoint Research. Sipas të dhënave, modeli bazë i iPhone 16 ka shënuar performancë të jashtëzakonshme, duke kryesuar listën globale të shitjeve. Apple është gati të bëjë një ndryshim të madh në sistemet operative që drejtojnë pajisjet e gjigantit të teknologjisë. Në vend që të identifikojë çdo OS me emrin dhe numrin e versionit (si për shembull iOS 18), Apple do të identifikojë një lëshim të OS sipas vitit. Kjo po bëhet për të ndihmuar që përdoruesit të mos hutohen, ndërkohë që sjell një qëndrueshmëri të caktuar në sistemet e ndryshme operative të Apple.