iPhone 16 është shpallur telefoni më i shitur në botë për tremujorin e parë të vitit 2025, sipas një raporti të fundit nga Counterpoint Research.
Sipas të dhënave, modeli bazë i iPhone 16 ka shënuar performancë të jashtëzakonshme, duke kryesuar listën globale të shitjeve.
Suksesi më i madh i iPhone 16 është regjistruar në Japoni, ku ka dominuar tregun e telefonave inteligjentë, ndërsa rritje të ndjeshme ka pasur edhe në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës (MEA), raportojnë mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen raportit të publikuar.
Në listën e 10 telefonave më të shitur, dy vendet pasuese i përkasin sërish Apple, me modelet iPhone 16 Pro Max dhe iPhone 16 Pro që zënë vendin e dytë dhe të tretë, përkatësisht.
Ky rikthim i fuqishëm i Apple në krye të tregut tregon aftësinë e kompanisë për të ruajtur interesin dhe besnikërinë e konsumatorëve në mbarë botën, falë risive dhe cilësisë së produkteve që ofron.