Gjyqtari i lartë Ardian Dvorani kalon me sukses Vetting-un. Vendimi u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Pas Edmond Islamajt e Xhezair Zaganjorit, Dvorani është i treti anëtar i Gjykatës së Lartë, i cili rikonfirmohet në detyrë. Nga ky institucion u shkarkuan Tom Ndreca, Admir Thanza e Artan Zeneli, për probleme me pasurinë. Ndërkaq, më herët gjatë ditës u rikonfirmua në detyrë gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli dhe u shkarkua prokurorja Rovena Gashi.