Ariana Grande ka rrëfyer se ka kaluar një proces “shërimi” me muzikën dhe famën, në një intervistë të re për revistën Interview, ku është biseduar me Nicole Kidman.
32-vjeçarja, që po promovon filmin Wicked: For Good dhe po xhiron komedinë Focker-In-Law me Robert De Niro dhe Ben Stiller, tha se turin e ri me 41 koncerte e përjeton ndryshe:
Kam qenë duke shëruar marrëdhënien time me muzikën dhe turnet gjatë viteve të fundit
-u shpreh ajo, duke pranuar se në fillim të karrierës pop pati një periudhë shumë të vështirë adaptimi me famën.
Ariana tregoi se puna me albumin Eternal Sunshine dhe koha larg skenës e ndihmuan të ndajë dashurinë për artin nga presioni i famës:
Kuptova se nuk duhet të heq dorë nga ajo që dua, thjesht t’i vendos gjërat e dhimbshme në një kuti më vete.

Ajo theksoi se roli i Glinda-s në Wicked ka qenë kyç:
Koha ime me Glinda-n më ndihmoi të ndërtoj forcën për të rikthyer një marrëdhënie më të shëndetshme me muzikën. Muzika mbante trauma për mua, dhe tani ndiej se ato po shpërbëhen.

Ndërkohë, Wicked: For Good ka bërë bujë në arkë, duke debutuar me rreth 150 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe 226 milionë dollarë në mbarë botën, duke u kthyer në një nga hapjet më të mëdha të një filmi muzikor.