Celebrities

Ariana Grande, nga Nickelodeon në zonjushë miliardere të bukurisë dhe muzikës! Sa është pasuria e saj?

Perandoria financiare e Ariana Grande po zgjerohet me shpejtësi, falë kombinimit të suksesshëm mes muzikës, aktrimit dhe biznesit të bukurisë, duke e kthyer atë në një nga figurat më me ndikim të pop-it të gjeneratës së saj.

Grande nisi karrierën si aktore në Nickelodeon, ku u bë e njohur me serialin “Victorious” dhe projektet e tjera të rrjetit, nga të cilat dyshohet se ka fituar rreth 513 mijë dollarë në fillimet e saj. Megjithatë, fama dhe pasuria e vërtetë erdhën me kalimin në muzikë.

Albumet “Yours Truly”, “Sweetener”, “Thank U, Next” dhe “Positions” e kanë konsoliduar si një nga artistet kryesore të top-listave, ndërsa katalogu i saj muzikor vijon të gjenerojë të ardhura të mëdha nga dëgjimet dhe shitjet, duke e bërë muzikën shtyllën kryesore të pasurisë së saj.

Edhe turnetë botërore kanë pasur ndikim të madh financiar. Turneu “Sweetener World Tour” në vitin 2019 arkëtoi rreth 146.6 milionë dollarë, ndërsa angazhimi i saj si trajnere në “The Voice” i solli shuma të raportuara mes 20 dhe 25 milionë dollarëve.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme në imperiumin e saj financiar është REM Beauty, marka e bukurisë që Ariana themeloi në vitin 2021.

Vetëm deri në vitin 2024, marka gjeneroi të ardhura rreth 88.7 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2025 vlerësohet të ketë arritur vlerësime që shkojnë deri në 500 milionë dollarë, falë shitjeve dhe ndikimit të saj global.

Sipas vlerësimeve për vitin 2025, pasuria neto e Ariana Grande qëndron diku mes 230 dhe 250 milionë dollarëve, duke e renditur ndër yjet më të pasur dhe më të fuqishëm të muzikës pop.

Krahas suksesit muzikor, rolet në projekte filmike si “Wicked”, kontratat televizive dhe perandoria në rritje e bukurisë e kanë kthyer Ariana-n në një mogule shumëdimensionale.

Pasuria e saj nuk është thjesht produkt i hit-eve, por i një strategjie të zgjuar biznesi, diversifikimi të të ardhurave dhe ndërtimit të një marke personale që duket se do të vazhdojë të zgjerohet edhe për shumë vite.