Gjatë gërmimeve në një vend të lashtë romak në Castiglione del Lago, Itali, një ekip arkeologësh ka zbuluar një statujë të jashtëzakonshme 1,700-vjeçare që besohet se përshkruan heroin legjendar Hercules. Statuja e mermerit thuajse e plotë, por ku mungon koka e saj origjinale, u gjet në tre pjesë të ndërlidhura. Zbulimi, i detajuar në një deklaratë të siguruar nga Universiteti Cornell, u bë gjatë një projekti të përbashkët gërmimi të udhëhequr nga Universiteti i Sienës dhe i mbështetur nga zyra e Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit për Qytetin Metropolitan të Firences.
Statuja u zbulua nga studentja e Cornell, Elise Cooper-Bohler e cila ishte duke gërmuar në rërën e zhytur në Toskan, kur goditi atë që ajo fillimisht mendoi se ishte një gur i papërfillshëm. Ndërsa po gërmonte, diçka e papritur tërhoqi vëmendjen e saj. “Fatmirësisht, vura re formën e çuditshme të barkut të statujës”-kujton Cooper-Bohler . “Pjesën tjetër të ditës e kalova me kujdes duke hequr papastërtitë përreth statujës me mjete dentare. Është statuja e parë e gjetur në më shumë se një dekadë gërmimesh në vend dhe ia vlente të gërmojr në verën e nxehtë Toskanë!”
Vëmendja e saj ruajti një pjesë të rëndësishme të artit antik dhe ndihmoi që statuja të mund të rikthehej me dëmtime minimale. Edhe pse trupi i statujës është qartësisht ai i Herkulit i kompletuar me një lëkurë luani mbi njërin krah dhe një shkop në tjetrin, koka nuk përputhej. Arkeologët besojnë se ajo u zëvendësua në antikitet ndoshta si pjesë e një ripërdorimi ose restaurimi ritual gjatë epokës romake të vonë, një kohë kur statujat pagane u ndryshuan shpesh për t’u përshtatur me estetikën e re kulturore ose fetare.
“Statueta është pothuajse e plotë, e bërë nga tre pjesë të përshtatshme,”-tha Antonella Ranaldi, mbikëqyrëse e Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit për rajonin. “Dhe demi në këmbët e Herkulit është një detaj i pazakontë dhe magjepsës.” Kjo kafshë, që zakonisht nuk lidhet me Herkulin, mund të sinjalizojë një variacion rajonal të mitit, ose një riinterpretim të qëllimshëm të ndikuar nga kultet lokale ose ndryshimi i nevojave simbolike gjatë shekullit të 4-të të erës sonë.