BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Armaldo rreshton debatet më të rënda në “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Edhe këtë të diel vjen emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë përsëri një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme.  Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Luizi, Armaldo, Nita dhe Tani kanë qenë të parët që e kanë hapur programin, Luizi e ka pyetur Armaldon se cilat nga debatet që kanë ndodhur brenda në shtëpi i ka bërë më shumë përshtypje dhe s emendin

Luizi: Nga të gjitha situatat jo domosdoshmërisht kur ke qenë ti pjesë, cila të ka ngelur në mendje dhe të është dukur më e rënda?

Armaldo: Ka disa siç ka qenë debati i Oltës me Efin, i yti me Kejvinën, i yti me mua…

Luizi, Armaldo, Nita dhe Tani kanë qenë të parët që e kanë hapur programin, ku Maestro e filloi vrullshëm dhe  i shtriu dorën Luzit për pajtim. Luizi i ka kthyer një përgjigje, por jo atë që Armaldo apo të gjithë të tjerët prisnin.