Celebrities Film & Tv Showbiz

Arnold Schwarzenegger në rrugët e New York-ut si Santa Claus? Pse?

Arnold Schwarzenegger është filmuar në rrugët e New York-ut, duke luajtur rolin e Santa Claus për filmin e tij më të ri, “The Man with the Bag”, i cili është pjesë e edicionit të Krishtlindjeve. Aktori i njohur ka tërhequr vëmendjen e publikut me pamjen e tij si babagjyshi, duke u shfaqur me një jelek të kuq e të bardhë, një pallto të kuqe dhe një kapelë shumëngjyrëshe.

Për ta kompletuar look-un e Santa Claus, Schwarzenegger ka mbajtur një mjekër të trashë gri dhe vetulla të dukshme, të cilat shtuan më tej përshtypjen e personazhit të festave. Xhirimet e tij në New York kanë bërë shumë jehonë në rrjetet sociale, ku shpejt janë shpërndarë foto dhe video nga skenat festive.

Megjithatë, disa përdorues të rrjeteve sociale kanë reaguar me komente të ndryshme, duke u shprehur se nuk e kuptuan që ai po luante babagjyshin. Komentues të tjerë kanë shpërndarë kritika të tipit:

Më në fund e kapën me steroidet…

Po ka 77 vjet! Ka qenë kampion bote në ‘bodybuilding’ dhe tani është këtu?”

Komentet në rrjet shprehën gjithashtu shqetësim për pamjen e aktorit, të cilën disa e lidhën me përdorimin e substancave.

Në përgjigje, aktori i famshëm ka ndarë disa imazhe nga xhirimet në Instagram, ku pozon me kolegun e tij, Alan Ritchson, dhe ka shprehur kënaqësinë për projektin. Detajet e filmit janë ende të pakta, por dihet se Schwarzenegger, në rolin e Santa Claus, kërkon të ndihmojë për të gjetur çantën e dhuratave që është vjedhur. Për këtë qëllim, ai kërkon ndihmën e kriminelit të vogël, Vince, të luajtur nga Alan Ritchson.

Ky film është i dyti i Krishtlindjeve për Arnold Schwarzenegger. I pari ishte komedia “Jingle All the Way”, ku ai luajti rolin e Howard Langston, një baba që tenton të blejë për djalin e tij lodrën e kërkuar “Turbo-Man”. Gjatë kërkimeve për lodrën, ai përplaset me një tjetër baba, Myron Larabee, që ka të njëjtin qëllim.