Aktualitet

Arratiset nga burgu i Shën Kollit një i dënuar për dhunë në familje!

Një i burgosur është arratisur gjatë natës nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje.

Rrethanat e arratisjes ende mbeten jo të qarta, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe ka hapur hetime për zbardhjen e rastit, siç mësohet nga burime në terren.

Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës nga të tjerë persona, jashtë burgut.