Aktualitet

Arratisja e të dënuarit nga burgu i Shënkollit, reagimi zyrtar!

Arratisja e të burgosurit të Shënkollit në Lezhë, Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje, mësohet se 49 vjeçari ishte shtruar në dhomën e mjekimeve të burgut. Dyshohet se nga këtu ka shfrytëzuar mundësinë për t’u arratisur.

Më datë 4 shkurt 2025, në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në IEVP Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit Daut Hysen Laze, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë. Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit. Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Po ashtu, ka informacione që sugjerojnë se Laze vuan nga probleme të shëndetit mendor. Laze ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.

Ndërkaq, hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e arratisjes dhe për gjetjen e tij. Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës nga persona të tjerë. Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.  Në terren ndodhet policia që po kryen kontrolle për kapjen e tij. Gjithashtu, në burgun e Shënkollit ka shkuar edhe drejtori i Përgjitshëm, Klevis Qose.