Gjykata e Elbasanit vendosi sot “Arrest me burg” për Sokol Sanxhaktarin dhe Ardiano Hajdarin për vrasjen e Florian Lamçes. Sanxhaktari i cili është dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, si dhe Hajdari akuzohen se goditën për vdekje me mjete të forta e shishe shokun e tyre, ndërsa kishin konsumuar alko’ol. Vrasja erdhi pas debateve të forta që degjeneruan në sherr në një lokal në qytetin e Elbasanit.