Aktualitet

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, policia i gjen kanabis në banesë!

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Sipas bluve i arrestuari ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shkrime me përmbajtje nxitëse për urrejtje dhe foto ku shfaqej një person duke mbajtur armë zjarri.

Në banesën e tij u gjetën sasi kanabisi, rreth 1500 fara të dyshuara narkotike kanabis, që ai i posedonte me qëllim shitjen, 1 peshore elektronike dhe 2 pajisje të dyshuara për bllokimin e valëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i hetimeve të kryera bazuar në punën operative për një shtetas të dyshuar për disa veprimtari kriminale, finalizuan operacionin e koduar “Black Seed 2”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi J. L., 38 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shkrime me përmbajtje nxitëse për urrejtje dhe foto ku shfaqej një person duke mbajtur armë zjarri.  Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. L. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, rreth 1500 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, që ai i posedonte me qëllim shitjen, 1 peshore elektronike dhe 2 pajisje të dyshuara për bllokimin e valëve”, njoftoi sot policia.

LEXO EDHE: Në ditën e protestës mbarëkombëtare, Rama refuzon dorëheqjen: Timoni nuk dorëzohet te zhurma

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kanosja” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

LEXO EDHE: Protesta prej më shumë se 50 ditësh, presidenti i Bolivisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme