Aktualitet

Arrestohet në Tiranë për qëllime ekstradimi, finlandezi i kërkuar nga Drejtësia

Kapet dhe arrestohet në Tiranë për qëllime ekstradimi, një finlandez i kërkuar nga Drejtësia në vendin e tij.  9 muaj më parë, 34-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit në Helsinki me rreth 4 vjet burg. Kjo për vepra penale në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje, si dhe drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike e pa patentë. Rastet e përsëritura në disa qytete të Finlandës, kanë shkaktuar panik e rrezik për qytetarët.