Aktualitet

Athinë, rëndohet bilanci i viktimave të zjarreve

Vazhdon të rëndohet bilanci i viktimave të zjarreve që kanë përfshirë Athinën. Mediat greke flasin për 50 të vdekur e 150 të plagosur. Flakët e rëna në masivet pyjore në lindje të Athinës, përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga erërat. Mes viktimave e të lënduarve ka dhe shumë fëmijë. Qeveria Greke shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Atikën Perëndimore dhe atë Lindore, ndërsa kërkoi ndihmën e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, që u përgjigj menjëherë.