Rajoni

Athinë, shkon në 83 numri i viktimave

Shkon në 83, numri i viktimave nga zjarret në periferinë e Athinës. Një shqiptare humbi jetën, ndërsa dy bashkëkombase rezultojnë të zhdukura. Të shtunën përfundon procesi i identifikimit të atyre që humbën jetën. Sa i përket dëmeve materiale, bilancet paraprake flasin për më shumë se 6 mijë prona të dëmtuara. 720 banesa janë shpallur të pabanueshme e të rrezikshme për t’u strehuar. Qeveria greke njoftoi se do të krijojë lehtësira fiskale për të prekurit nga zjarret, ndërsa ditët e ardhshme pritet të parashtrojë një plan për rimëkëmbjen e zonës.