Audi ka pasur një fillim të ngadaltë në debutimin e saj në Formula 1 në vitin 2026. Ekipi ka vetëm dy pikë dhe aktualisht ndodhet në vendin e tetë, pas dy garash. Por me sa duket, Drejtori i Ekipit Jonathan Wheatley ka parë mjaftueshëm. Raportohet se Wheatley është larguar nga roli i tij si udhëheqës i ekipit. Audi citon arsye personale si shkak për këtë veprim, por Wheatley thuhet se nuk po tërhiqet plotësisht nga F1. Ai po largohet për të menaxhuar Aston Martin. Nëse Audi përballet me një nisje të vështirë këtë sezon, Aston Martin është në një pozicion edhe më të vështirë. Problemet me sistemin e fuqisë e kanë penguar ekipin britanik të shënojë pikë deri më tani këtë sezon.
Formula 1 është një pasion për miliona persona në botë. Spektatorë e telespektatorë presin fundjavën për të shkuar në tribunat e pistave apo për t’u ngujuar para televizorëve në çdo cep të botës për të ndjekur njëvendëshet dhe pilotët e këtij kampionati. Kështu që vjen e natyrshme që çdo Çmim i Madh mund të jetë një platformë e mirë imazhi për çdokënd që vendos të investojë për të reklamuar markën e tij.
Italia kthehet të fitojë një garë në Formula 1 dhe këtë e bëri falë Andrea Kimi Antonellit. Piloti 19 vjeçar nga Bologna triumfoi në Çmimin e Madh të Kinës, pikërisht 24 orë pasi u bë piloti më i ri që fiton një pole position në historinë e këtij botërori duke thyer rekordin e Vettel. Një italian që gjen fatin në Gjermani. Histori e vjetër, por që është më aktuale se kurrë. Kimi Antonelli ishte vetëm 12 vjeç kur Shefi i Mercedes, Toto ëolff nënshkroi me të duke besuar gjithçka tek ai. E ardhmja ndërtohet në shtëpi, pak a shumë sic ka bërë edhe Ferrari me Leclerc dhe kështu kur Hamilton u largua, Antonelli i mori vendin, makinën, inxhinierin e pistës dhe tani edhe ‘vesin’; të fitojë me Mercedes.