Auto & Moto

Audi paralajmëron rikthimin e makinave sportive me “një koncept sekret”…

Audi po përgatitet të tërheqë vëmendjen në Panairin e Automjeteve në Mynih më 9 shtator, duke prezantuar një koncept të ri të makinës sportive. Kompania ka publikuar dy “foto provokuese” në rrjetet sociale, ku “nderohen” modelet ikonike si TT dhe garuesit klasikë Auto Union Type C dhe D. Sipas Audi, koncepti i ri “TT Moment 2.0” do të jetë elektrik dhe një ndërthurje mes TT-së dhe R8-së.

Fotot sugjerojnë se makina do të jetë më e vogël se A5 Coupe dhe Convertible. Raportohet se koncepti mund të bazohet në Porsche 718 EV dhe punimet për një model prodhimi kanë filluar tashmë. Audi nuk ka zbuluar shumë detaje, por pritet që informacioni i mëtejshëm të publikohet para debutimit zyrtar. 

Ndërkaq, Audi raportoi një rënie prej 37.5% të fitimeve në gjysmën e parë të vitit, duke arritur në 1.3 miliard euro. Shkaktarët kryesorë të kësaj rënieje janë tarifat e reja amerikane, kostot e ristrukturimit dhe shitjet e dobëta në tregun kinez. Vetëm tarifat e reja i kanë kushtuar Audi-t rreth 600 milionë euro. Për më tepër, kompania ka bërë parashikime më të ulëta për të ardhurat vjetore, duke i reduktuar ato me 2.5 miliardë euro. Audi po përballet edhe me sfida të mëdha në Kinë, veçanërisht në tregun e makinave elektrike. Megjithatë, drejtuesit e saj thonë se marrëveshja e fundit tregtare BE-SHBA mund të sjellë stabilitet në të ardhmen.

Shumë pronarë makinash elektrike sot i karikojnë automjetet e tyre duke paguar direkt në stacionin e karikimit, pa qenë anëtarë apo abonentë të kompanive që menaxhojnë këto stacione. Ky lloj karikimi quhet karikim ad hoc dhe përfshin pagesë një herë. Para një viti, BE-ja, përmes rregullores AFIR, vendosi që të gjithë stacionet e karikimit duhet të ofrojnë këtë opsion. Megjithatë, tani Klubi Gjerman i Automjeteve (ADAC) paralajmëron për mangësitë e karikimit ad hoc.